10 Maj, 2024

Gruaja i kërkoi një puthje, Princ William bën veprimin epik


Princ William së fundmi është përballur me një situatë të sikletshme gjatë vizitës së tij në Cornwall.

Ndërsa po takonte banorët, në një moment një ndër femrat që ishte aty e pyeti princin: “A mund të të puth William?”

I ndier në siklet ai filloi të qeshte dhe duke e kaluar situatën me energji pozitive, ndërsa njerëzit e pranishëm gjithashtu shpërthen në të qeshura.

‘DilyMail’ shkruan se Princi William vizitoi Cornëall-in për të parë një toke që ai shpreson se mund ta përdorë si një vend për të pastrehët, një temë e nxehtë diskutimi për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai u fotografua duke treguar aftësitë e tij në volejboll në vizitën e tij sot buzë detit.

Familja mbretërore, e cila mori përsipër pronën prej 1.2 miliardë funtesh të Dukatit të Cornëall-it kur babai i tij u bë Mbret dhe e bëri Princ të Uellsit, është në procesin e ndërtimit të projektit të parë të strehimit për të ndihmuar në trajtimin e të pastrehëve në Nansledan.

I shpallur në fillim të këtij viti, projekti do të ofrohet së bashku me bamirësinë Cornish, St Petrocs, dhe do të sigurojë 24 shtëpi me mbështetje për njerëzit vendas që përjetojnë të pastrehë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al