19 Maj, 2024

Fotot nga paparazzi/ Deputeti i Lushnjës i buzëqeshur, shkon në Parlament me kostum dhe fanellë futbolli


Nuk do të bënim asnjë gabim, sikur ta quanim një ndër deputetët më karizmatik. Që kur është bërë pjesë e Parlamentit, Saimir Korreshi ka treguar se nuk i pëlqejnë shumë barrierat që politika i vendos, ndaj dhe i ka thyer.

Njëherë me deklarata të forta me nota satire, një herë me pjesëmarrjen e tij në një spektakël kërcimi. E shpeshherë me rekuizita të ndryshme që merr në Parlament, Korreshi e ka vendosur tashmë profilin e tij politik.

Dhe duket se edhe këtë herë, deputeti i Lushnjës nuk është shqetësuar shumë as për ‘code-dress’ që Parlamenti ka, e as për sytë e kureshtarëve.

Këtë të enjte, deputeti i Partisë Demokratike u paraqit në seancë plenare i veshur me xhaketë, vetëm se poshtë saj mbante të veshur një bluzë në ngjyrë jeshile të fortë, e ngjashme me një uniformë sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al