12 Maj, 2024

Fotot nga paparazzi/ Anna Lika dhe Bjordi s’fshihen më pas 2 vitesh lidhje, Evi Reçi tregon barkun e rrubullakosur! Kush janë çiftet e showbizz që festat i kalojnë bashkë, historitë e tyre të dashurisë


VIP-at tanë në festa inaugurimi apo koncerte. Natyrisht që ka edhe festa ditëlindjesh, ku mund të bëhen bashkë të gjithë VIP-at, për të shijuar një natë magjike.

Ka qenë ditëlindja e gazetarit Eraldo Rexho, që ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të vendit, të cilët kanë festuar dhe uruar mikun e tyre. E natyrisht edhe për ne ka qenë një rast i mirë, që në këtë festë të zbulojmë disi më shumë rreth artistëve tanë dhe sjelljeve të tyre në këtë festë, që është shndërruar në një traditë tanimë.

Pas gati 2 vitesh lidhjeje, Anna Lika dhe Bjordi nuk fshihen më. Madje, lidhja tyre tashmë është formalizuar, duke qenë se në të njëjtën tavolinë me çiftin, ishte edhe tezja e Annës, Inis Gjoni. Të dy të kombinuar me ngjyrat e tokës, dyshja kanë pozuar të përqafuar, një pozë që nuk e kishim parë më herët nga aktorja dhe regjisori.

Çifti prej kohësh kanë mohuar thashethemet se janë në një romancë, edhe pse gjithnjë janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Anna ka vendosur të bëjë publike duke postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, teksa qëndron përkrah regjisorit të filmave. Të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike.

Aktorja humbi nënën e saj disa muaj më parë dhe Bjordi Mezini i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” teksa foli për serialin, sigurisht që nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për Anna Likën. Lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së saj, Bjordi u ndal duke thënë: “Dua të them që Anna është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë, por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.

Jemi të sigurt që këtej e tutje këtë çift do ta shohim edhe më shpesh edhe më romantik në rrjetet sociale.

Rreth një vit më parë, Eneda Tarifa dhe Gent Lasku nisën të qarkullonin në shtyp si çift. Megjithatë, në atë kohë, dyshja ishte shumë diskrete, duke preferuar të qëndrojnë të tërhequr nga mediat. Të dy vinin nga histori të dështuara dashurie dhe kjo lidhje ishte një mundësi e re për ta.

Megjithatë, tashmë kur kanë kaluar thuajse një vit, të dy nuk e fshehin më dashurinë. Çifti ka mbërritur në festë të kapur prej dore dhe kanë qëndruar përgjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit. Tashmë për çiftin nuk nevojiten më foto nga paparaci, pasi të dy pozojnë vetë pranë njëri-tjetrit.

“Kemi disa kohë konsiderueshëm sa për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze, që të tjerët nuk e kanë besuar. Ne ishim shokë dhe më vonë lindi dashuria. Genti më ka bërë shumë dhurata, por më një moment të caktuar është nisur nga larg, ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ishte një kujtim shumë i bukur. Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk kemi fshehur gjë, kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur”,  u shpreh Eneda pak kohë më parë për këtë raport.

Nga ana tjetër, edhe Genti ka folur për këtë histori me doza romanticiteti. “Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin. Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua, por të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, – u shpreh ish-sportisti.

Një tjetër, çift që këtë periudhë po e shijon edhe më shumë është padyshim Evi Reçi dhe Kledi Hysa. Këngëtarja është në fund të shtatzënisë, por kjo nuk e ka ndaluar që të festojë me miqtë dhe partnerin deri në orët e para të mëngjesit. Me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan xhins dhe si gjithnjë në shumë formë, ajo madje edhe ka performuar në skenë.

E natyrisht që fotot me Kledin nuk kishin si të mungonin. Javën e shkuar, ajo ka zbuluar edhe sesi ia tha Kledit lajmin e shtatzënisë.

“Kur je gati për diçka, e pret dhe kurdo që të vijë, ti nuk e sheh më si surprizë, por si një ‘përballje’ të re jete. Në rastin tim, i kisha marrë shenjat që diçka po ndryshonte në trupin dhe humorin tim. Isha në Tiranë dhe pas disa ditësh do ikja në Austri për festat e fundvitit, aty ku jeton dhe Kledi. Në një nga mbrëmjet tona, ia bëra të ditur lajmin me testin në duar. Reagimi i tij ka qenë epik: ‘Ua, si test Covidi!’. U tremb (qesh) pastaj e kuptoi për çfarë bëhej fjalë dhe sigurisht u përqafuam fort, duke përjetuar të dy emocione të panjohura më parë.

Unë në lot dhe ai si çdo mashkull besoj, duke e procesuar këtë ndryshim, filluam të mendojmë për përgjegjësitë që na takojnë. Tani mund të them që Kledi në këtë fazë është më i gëzuar. Unë isha nga fillimi, por duke marrë parasysh sikletet e para, nuk ke kohë të mendosh gëzimet. Kjo është koha e duhur për të gëzuar familjarisht dhe publikisht”, – u shpreh Evi.

Një tjetër çift, ndoshta edhe më i konsoliduar ishin edhe Sara Berisha dhe DJ PM. Dyshja është në një lidhje prej gati 2 vitesh dhe që atëherë shfaqen kudo së bashku. E natyrisht që në një festë të tillë, mes miqsh nuk kishin sesi të mungonin. Ndonëse kanë preferuar që të qëndrojnë më shumë me miqtë e tyre, nuk kishte sesi të mungonte edhe një foto e tyre si çift.

DJ PM dhe Sara Berisha u njohën dhe u dashuruan në “Big Brother VIP”, ndërsa e vazhduan lidhjen e tyre të dashurisë edhe pas daljes nga shtëpia, duke u shndërruar në një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar. Mirëpo mesa duket, dyshja janë gati që të bëjnë një hap të ri në marrëdhënien e tyre. Së fundmi DJ PM ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka zbuluar më shumë rreth planeve dhe lidhjes me Sarën. Ai i mohoi të gjitha lajmet se e dashura e tij është në prije të ëmbël, ndërsa tha që tashmë ka ardhur koha që të marrin një hap të ri në marrëdhënien e tyre, ose të bëjnë fëmijë, të fejohen apo të bashkëjetojnë.

“Nuk e kam menduar që jeta ime do të ndryshojë kaq shumë, pasi kam marrë pjesë në ‘BBV’, me Dj Dagz nuk e kemi menduar që do mbërrimë deri këtu. Ne na njihnin personat që frekuentonin jetën e natës, por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që do na njohin në Laç ose në Fier. Faleminderit shumë formatit ‘BBV’, që na mundësoi të tregojmë veten tonë dhe na ngriti si nga ana profesionale dhe shpirtërore. Tani mendoj që ka ardhur koha të marrim një hap tjetër të lidhjes, ndoshta të bëjmë fëmijë, ndoshta të fejohemi, të martohemi apo të bashkëjetojmë”, – tha PM, duke treguar se tashmë lidhja e tyre do të bëhet serioze, megjithëse la me pikëpyetje se cili do jetë hapi i parë i çiftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al