14 Prill, 2024

Fotot nga paparazzi/ Përshëndetje apo shtyrje? Çfarë ndodhi mes deputetit socialist dhe atij të PD-së në hyrje të Kuvendit


Toni Gogun e kemi përshkruar gjithnjë si një prej deputetëve më paqësor, që nuk përfshihet në debatet e ashpra me opozitën.

Në rrugëtimin e tij politik, deputeti i Tiranës, gjithnjë ka ruajtur qetësinë, duke mos u përfshirë në konflikte me rivalët politikë. Ndaj edhe kur pamë këtë foto, na u duk më shumë një moment që mund të komentohej me nota humori, sesa një moment të sikletshëm për deputetin e Partisë Socialiste.

Teksa Gogu ka dalë nga Parlamenti, është ndeshur me Bledjon Nallbatin, por duket se përshëndetja ka munguar.

Dhe është pikërisht ky momenti këtu, ku duket se deputeti më shumë po e shtyn kolegun e PD, sesa po e përshëndet me dorë.

Natyrisht që ndoshta shkrepja edhe mund të interpretohet si e tillë, duke marrë parasysh natyrën paqësore të Gogut, vështirë se kemi të bëjmë me një incident të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al