15 Nëntor, 2022

Pas deklaratës së Redon Makashit, reagon balerina e njohur: Nuk e kuptoj pse e mohoi


Lajmi që qarkulloi ditën e djeshme se Redon Makashi është fejuar, shkak u bë një foto e vetme që kantautori publikoi në shoqërinë e balerinës, Rexhina Çuko. 

 

Madje mediat publikuan edhe detaje nga ‘historia e tyre e dashurisë’, por për të përgënjeshtruar këtë lajm është dashur pikërisht reagimi i vetë artistit. Në rrjetet sociale Redoni u shpreh se nuk është i vërtetë lajmi i fejesës. “Përgënjeshtrim! Lajmi qe po qarkullon ne disa  portale ne lidhje me jeten time private nuk është i vërtetë.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, Rexhina ka sqaruar se kanë qenë të fejuar por tani nuk janë më bashkë. Çuko refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por shtoi se e gjithë kjo situatë kishte shqetësuar familjarët e saj.

rexhina cuko2

“Ne kemi qenë bashkë dhe nuk do ta mohoja kurrë diçka të bukur, kemi qenë bashkë dhe prandaj ndodhi dhe kjo dhuratë. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të bukur, nuk do ta mohoja por nuk jemi më bashkë. Ne nuk jemi më të fejuar, është një gjë që ndodhi nga e gjithë situata e krijuar.

Kush është Rexhina Çuko? Vajza e re me disa Akademi kërcimi dhe me një talent të madh, pritet tu bashkohet emrave të famshëm që kanë prekur botën, pranohet në “Global Dance Directory” -

Vendosëm që secili të shikojë rrugëtimin e tij, unaza është kthyer. Nuk doja të bëja një dalje publike, ne vendosëm ta linim në heshtje në gjithë këtë ngjarje.  Jam dakord me përgënjeshtrimin që bëri Redoni nëse gjërat do të ishin thënë ndryshe.

I nxorrën foton me balerinën, Redon Makashi flet për herë të parë pas lajmeve se i ka dhënë fund beqarisë - Showbizz Shqiptar

E ndjeva detyrim ndaj prindërve dhe vëllait tim që u shqetësua shumë nga situata. Ata e dinin si të mirëqenë dhe një mohim i tillë krijoi një lloj rrëmuje. Ndoshta ishte gabim bërja publike por nuk e mohoj dot.”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al