2 Maj, 2024

77 vjeçe dhe lidhet me djem të rinj, aktorja e njohur zbulon arsyen: Meshkujt e moshës time…


Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Cher njihet për karrierën e saj të suksesshëm por edhe për lidhjet me meshkujt më të rinj se ajo në moshë.

77-vjeçarja gjatë një interviste për emisionin “The Jennifer Hudson Show”, ka treguar arsyen se pse vitet e fundit ka krijuar romanca me meshkuj më të rinj se ajo.

“Arsyeja pse dal me djem më të rinj është se meshkujt e moshës sime ose më të moshuar… Epo, tani të gjithë janë të vdekur. Edhe më parë frikësoheshin të më afroheshin, ndërsa meshkujt më të rinj ishin të vetmit që…”, tha këngëtarja.

“Ata janë të guximshëm”- u shpreh prezantuesja, ndërsa Cher thënë: “Janë edukuar nga gra si unë”.

Prej më shumë se dy vitesh këngëtarja është në një lidhje me reperin 38-vjeçar, Alexander Edwards, ndërsa diferenca në moshë mesa duket nuk ka qenë pengesë në  romancën e tyre të dashurisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al