27 Korrik, 2022

U tha se ka nisur bashkëjetesën me të dashurën e re, çfarë po ndodh me jetën e Francesco Tottit pas ndarjes


Kanë kaluar më shumë se dy javë nga njoftimi i bujshëm i Ilary Blasi dhe Francesco Totti, përmes të cilit prezantuesja dhe ish-futbollisti njoftuan fundin e martesës. Pavarësisht kërkesës së të dyve për privatësi, ndarja e një prej çifteve më të famshëm (dhe më të dashur) në Itali ka sjellë me vete një sërë lajmesh për afera tradhtie e jo vetëm.

E fundit ka ardhur nga ‘The Pipol’, dhe më pas u shfaq kudo në Internet, që pretendonte se Toti ka nisur bashkëjetesën me partnerjen e tij të re, Noemi Bocchi. “Ilary, e kthyer nga pushimet në Tanzani, po qëndron me njerëzit e saj në Sabaudia, ku ka një shtëpi dhe ku kalonte pushimet me Franceskon”, thuhej në artikull.

“Buzëqeshja duket se i është kthyer në fytyrë, edhe nëse plaga është e hapur dhe dhemb tmerrësisht shumë. Ai nga ana tjetër është larguar nga shtëpia dhe jeton me Noemi, partneren e tij të re”, shton media në fjalë, edhe pse duhet kujtuar se zyrtare– tani për tani – ka qenë vetëm ndarja e çiftit. “Tani do të mbetet që ai të kalojë pushimet me fëmijët e tij ku do të jetë edhe Noemi. Prezantimet kërkojnë shumë kohë”.

Megjithatë, ‘Corriere della Sera’ i hedh poshtë këto pretendime: “Është e kotë të kërkosh Tottin aty ku nuk është, i fshehur nën dyer”, thuhet në artikull. “Ai nuk u zhvendos në një shtëpi të izoluar në Parioli me Noemi, ai nuk shkoi të jetonte së bashku me të dashurën. Në këto ditë të nxehta të verës së parë si beqar, ai është pak a shumë i qetë në shtëpinë e tij.”

Bashkë me të duket se është edhe djali i tij i madh, Cristian, i cili ka rifilluar stërvitjet me ekipin e Romës nën 17 vjeç. “Aty ku Francesco e shoqëron me Lamborghini-n e zezë, të cilën paparacët e njohin shumë mirë. Pra”, rithekson gazeta, “nuk ka asnjë bashkëjetesë të re me Zonjën Bocchi”. Me pak fjalë, thashethemet po ndjekin njëra-tjetrën, por deklarata zyrtare, për momentin, nuk janë bërë më.

Ka një histori dashurie që ka marrë fund sigurisht, por pjesa tjetër janë vetëm shumë pikëpyetje.

Artikuj të tjerë që mund t’ju interesojnë:

Tradhti pas tradhtie/ Ilary Blasi ia kthen me të njëjtën monedhë Francesco Tottit me ishin e Belen Rodriguez

FOTO/ E ndoqi deri në Tiranë, zbulohen prapaskenat me bionden që i mori zemrën Tottit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al