12 Korrik, 2022

FOTO/ E ndoqi deri në Tiranë, zbulohen prapaskenat me bionden që i mori zemrën Tottit


Francesco Totti i ka dhënë fund martesës prej 17-vitesh me prezantuesen italiane Ilari Blazi, në atë që është padyshim një nga lajmet më të bujshme të shoubiz në Itali në vitin e fundit. Një ndarje që ka ardhur si pasojë e faktit që të dy tashmë shoqërohen me persona të tjerë.

6520748_22195523_totti_noemi_bocchi_1_

Nëse i dashuri i ri i Ilari Blazit nuk është bërë ende publik, dihet se kush është biondja që ia ka marrë zemrën Totit. Noemi Boki është personi me të cilin Toti shoqërohet prej muajsh dhe në Itali kanë filluar të aludojnë se mes tyre gjërat janë më shumë serioze se vetëm një flirt.

Noemi ka qenë shpesh në stadium në ndeshjet ku ka qenë i pranishëm Toti në tribunë në Itali, por duke i qëndruar larg që të mos e kapnin kamerat. Me sa duket, një gjë të tillë e ka bërë edhe në Tiranë, në finalen e Ligës së Konferencës ku Toti ishte një nga të ftuarit në tribunën VIP në “Air Albania” gjatë ndeshjes mes Romës dhe Fejnord.

Noemi Boki në tribunën e Air Albania
Noemi Boki në tribunën e Air Albania

Foto e mësipërme është shkrepur pikërisht në impiantin e kryeqytetit shqiptar, me bionden Noemi e cila ishte mes tifozëve të thjeshtë të Romës në një nga tribunat kushtuar atyre por me shikimin vazhdimisht nga tribuna VIP. Aty gjendej Toti bashkë me djalin e tij duke pasur vëmendjen e të gjithë mediave që filmonin dhe fotografonin pareshtur ish-yllin e futbollit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al