19 Qershor, 2023

U godit me një telefon në fytyrë teksa performonte në skenë, por si është gjendja shëndetësore e Bebe Rexhës?


Një ngjarje e paprecedentë i ka ndodhur këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha teksa performonte në një nga koncertet e saj.

33-vjeçarja po këndonte në një koncert në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Në videon e cila po bëhet virale në rrjet, shihet teksa këngëtarja qëllohet gjatë performancën së saj në Neë York, ku një prej të pranishmëve e ka goditur me telefon në fytyrë.

 

Menjëherë pas atij momenti, Bebe u pa duke u kthyer me kurriz nga publiku duke vendosur duart në fytyrë dhe u ul në gjunjë, teksa stafi i saj ndërhyri menjëherë dhe nxituan për ta ndihmuar. Artistja ka marrë direkt kujdesin e mjekëve duke i dhënë trajtimin e duhur pas incidentit të papritur.

Por si është gjendja e saj shëndetësore?

“Pop Base” shkroi në “Twitter” për incidentin, dhe zbuloi se mamaja e Bebes ka treguar se artistes i duhej të bënte tre qepje për shkak të lëndimeve që ajo mori.

Pas publikimit të videos, në rrjet pati reagime të shumta nga fansat të cilët shprehën keqardhjen për këngëtaren dhe kritikonin veprimit e personit i cili nuk është identifikuar ende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al