18 Prill, 2022

Si Amber Heard po bën ‘lojëra mendore’ me Johnny Depp përmes veshjeve të saj


Çdo ditë që kalon, sjell një provë të re se fiksimi i Amber Heard me Johnny Depp ka tendenca patologjike.

Që nga momenti kur të dy u takuan në audicionin për filmin “Rum Diaries”, ajo u përpoq të ndërtonte një karrierë në filma, por gjithmonë e shtyrë nga fiksimi i saj me Depp. Gjërat arritën në një pikë pa kthim kur të dy u përplasën fizikisht. Ekipi i saj ligjor u përpoq të shtynte gjyqin katër herë dhe ajo vazhdimisht refuzoi të jepte prova që kërkoheshin nga ekipi ligjor i Depp. Meqenëse ajo nuk mori atë që donte, tani Heard po luan ‘lojëra mendore’ me Johnny që mund të dëshmojnë prirjet e saj sociopatike sipas mediave të huaja.

Në një nga daljet e fundit publike në të cilën Johnny Depp u pa para këtij gjyqi, ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe një kostum gri. Amber Heard veshi saktësisht të njëjtën veshje në ditën e parë të gjyqit. Në të njëjtën ditë, Depp vendosi të vishte një kravatë të zezë me një spilë blete Gucci, Amber Heard veshi saktësisht të njëjtën kravatë ditën tjetër. Johnny u vesh me të zeza atë ditë dhe Heard u veshi me të zeza në ditën e tretë të gjyqit.

 

Është e qartë se ajo sapo largohet nga gjyqi shkon ‘të blejë’ saktësisht të njëjtën veshje, por pse po e bën këtë? Është duke luajtur lojëra mendore me Depp-in apo thjesht po tallet me të?

Disa njerëz shkruajnë në internet se kjo sjellje e vetëdijshme e kopjimit të veshjeve mund të jetë “lojë mendore” duke iu referuar sjelljeve psikologjikisht manipuluese që synojnë të shqetësojnë një person tjetër ose të fitojnë avantazh ndaj tij. Ka edhe njerëz që pretendojnë se kopjimi i veshjeve mund të jetë tregues i abuzuesve që përpiqen të qëndrojnë “të lidhur” me viktimat e tyre. Kopjimi i veshjeve dhe/ose sjelljeve konsiderohet si karakteristikë e njerëzve me çrregullimin narcisistik të përsonalitetit, pasi përpiqen të imitojnë dhe sillen si dikush që duan të jenë.

Pse Johnny Depp po padit Amber Heard?
Për një periudhë, gjithçka dukej mirë mes ish-çiftit. Por më pas në dhjetor 2018, Heard shkroi një artikull opinioni në ‘The Washington Post’, duke përshkruar përvojën e saj si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

“Ndjeva zemërimin e madh të shoqërisë sonë ndaj grave që flasin. Kisha një mundësi të rrallë të favorshme për të parë, në kohë reale, se si institucionet mbrojnë burrat e akuzuar për abuzim.” – shkruante mes të tjerash ajo.

Amber nuk e përmendi me emër ish-bashkëshortin apo ndonjë autor tjetër të dyshuar, por sipas ankesës së Depp-it, ajo ka dëmtuar karrierën dhe reputacionin e tij.

Deklarata e saj se Depp është një dhunues në familje është kategorikisht dhe dukshëm i rremë,” -shkroi avokati i yllit në ankesë. “Akuzat e saj janë pjesë e një mashtrimi për të gjeneruar publicitet pozitiv për dhe për të çuar përpara karrierën e saj.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al