29 Prill, 2020

“Shpeshherë kam nxjerrë lot”- U shoqërua në polici për këngën patriotike, reagon Gold Ag: Jam djalë i vetëm por …


Reperi i njohur Gold Ag u shoqërua në policinë e Kosovës të martën. Ai është marrë në pyetje në lidhje me këngën e tij të fundit me motive patriotike “Shkronjat e Arta”.

Reperi reagoi me anë të një postimi në Instagram duke shprehur falenderimin për mbështetjen e fansave të tij.

Gold Ag uratat e njerëzve e kanë bërë të qajë dhe se ata janë një dhuratë nga Zoti.

Ndërsa shtoi edhe pse është djalë i vetëm ka motra dhe vëllezërit gjithë shqiptarët anembanë botës.

“Mijëra mesazhe më kanë ardhur sa që uratat tuaja shpesh herë më nxjerr lot. Më falni që s’mund ti kthej e ti lexoj të gjitha. Por dijeni se pa dallim ju çmoj se jeni një dhuratë e madhe nga Zoti. Ai deshi që unë të jem djalë i vetëm por dashnia juaj më bën të ndihem se cdo shqiptar/e e kam vëlla e motër. Falemiderit shqipet e mia anembanë botës. Ju dua,”- shkroi Gold Ag.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al