18 Prill, 2022

Rita Ora prezanton ndjekësit me pjesëtarin më të ri të familje së saj: Fëmija im i vogël


Këngëtarja Rita Ora ka treguar përmes një postimi në Instagram se ka adoptuar një qen që tashmë e quan “fëmijën” e saj të vogël.

Ajo tregoi se e ka adoptuar qenin, të cilin ka vendosur ta quajë Honey, nga një strehimore e shpëtimit të kafshëve.

“Zonja dhe zotërinj takojnë Honey. E shpëtova me @thelabellefoundation faleminderit që më ndihmove të gjej fëmijën tim të vërtetë. Jam e lumtur që mund të ndihmoja të gjeja një shtëpi për këtë të vogël.”- shkruan këngëtarja krahas fotove të postuara.

Së fundmi këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare thuhet se ka arritur një marrëveshje prej 5 milionë pound si imazhi më i ri i markës së njohur ‘Prada’.

Shtëpia e modës luksoze italiane ka një histori të gjatë partneriteti me personazhe të famshëm, dhe së fundmi shpalli Tom Holland si imazhin e fushatës së tyre të veshjeve për meshkuj pranverë/verë 2022.

31-vjeçarja, do të bëhet pjesë e markës, disa vite pasi ka ndjekur shfaqjet e tyre të modës dhe ka treguar dashurinë e saj për këtë brand të njohur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al