17 Prill, 2022

Rita Ora firmos kontratën me shifrën marramendëse duke u bërë imazhi i markës së njohur


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora thuhet se ka arritur një marrëveshje prej 5 milionë pound si imazhi më i ri i markës së njohur ‘Prada’.

Shtëpia e modës luksoze italiane ka një histori të gjatë partneriteti me personazhe të famshëm, dhe së fundmi shpalli Tom Holland si imazhin e fushatës së tyre të veshjeve për meshkuj pranverë/verë 2022.

31-vjeçarja, do të bëhet pjesë e markës, disa vite pasi ka ndjekur shfaqjet e tyre të modës dhe ka treguar dashurinë e saj për këtë brand të njohur.

Një burim tha për The Sun : “Drejtuesit e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre të fuqishme. Ajo është një superstar dhe kalon botën e muzikës, filmit dhe TV. Pamja e Ritës është ikonë”. 

Rita ka linjën e saj të veshjeve “Rora Republic” dhe më parë ka drejtuar fushata me kompaninë kozmetike ‘Rimmel’ dhe kompaninë e veshjeve sportive ‘Adidas’. Duke folur për ‘Vogue Arabia’ kohët e fundit Rita tha: “Unë kam marrë shumë frymëzim nga Cher, Madonna dhe Tina Turner. Të treja janë mbretëreshat absolute të rishpikjes”.

“Evolucioni i tyre si artistë më frymëzon vazhdimisht që të rrezikoj me muzikën, modën dhe performancën.”– përfundoi artistja.

Ndërkohë, po kalon një kohë të gjatë ne studion e regjistrimit teksa po përfundon albumit të saj të tretë. Ajo konfirmoi se ishte duke punuar në një album të tretë gjatë një interviste të vitit 2019 me Marie Claire.

Këngëtarja publikoi më parë rekordin e saj debutues, të titulluar ‘Ora’, në vitin 2012, dhe u prit me vlerësime pozitive.

Albumi i saj i dytë i plotë, ‘Phoenix’, në 2018, e cila gjithashtu u prit mirë nga fansat e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al