7 Shtator, 2017

Risia nga Facebook, edhe komentet mund të postohen me sfond me ngjyrë


Në fillim ishin statuset që mund të bëheshin me ngjyra –ato postime të tmerrshme, të shëmtuara, shpesh me pjerrësi që shfaqen në murin tuaj në Facebook – por menduam se të paktën komentet tona në Facebook janë të sigurta.Epo mesa duket jo më.

Duket se Facebook po teston komente me background me ngjyrë.Së pari ,ky ndryshim i ri i Facebook është nxjerrë nga “The Next Web” të Mërkurën. Ky funksionalitet i lejon përdoruesit të zgjedhë një nga ngjyrat ose tone të ndryshme për sfondin e komenteve ashtu si statuset.Aktualisht duket se është i disponueshëm vetëm në pajisjet mobile dhe vetëm në pak përdorues.Por fakti që Facebook po teston këtë funksion të ri nuk do të thotë se do të jetë në dispozicion për të gjithë.

Ne kemi pyetur Facebook, por nuk kemi marrë përgjigje akoma.Por le të jemi të sinqertë: Ky funksionalitet do të shndërrohet në një përdorim masiv dhe do të jetë i tmerrshëm. Ja ku po iu paralajmërojmë./Burimi: Mashable/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al