25 Mars, 2019

Pyetja/ Afrohet data e “Dy gisht mjaltë”, fansat duan të dinë nëse Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi do…


Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi është një nga dyshet e showbiz-it shqiptar, të cilët kanë ruajtur të njëjtin raport miqësor që prej fillimeve të karrierës së tyre.

Ndonëse rrugët e tyre i ka bashkuar muzika shumë vite më parë, ata vazhdojnë edhe sot të ruajnë një miqësi të rrallë dhe shumë të fortë. Ditën e djeshme, Mamaqi ka festuar ditëlindjen e tij dhe në këtë ditë të veçantë për të, nuk ka munduar as urimi nga mikesha e tij më e mirë.

 

View this post on Instagram

 

Gezuar ditelindjen vllai @ermalmamaqiofficial Jam krenare per ty!

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on


Elvana ka ndarë me të gjithë ndjekësit një video në “Instagram”, ku janë shkëputur disa prapaskena nga xhirimet e filmit “2 gisht mjaltë”, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen vëllai, jam krenare për ty”. Por në këtë film, marrëdhënia e tyre nuk është e vëllait me motrën, por e dy të dashuruarve.

Ndaj fansat e tyre kanë nisur me pyetjet nëse do të ketë skenë puthjeje në buzë apo jo mes tyre si një çift i vëretetë? Një pyetje të tillë iu bë dhe bashkëshortes së Ermal Mamaqit, Amarda Toskës, nga fëmijët e “Në kurthin e Piter Pan”, përgjigje të cilën ajo e la evazive.

Elvana Gjata pak ditë më parë publikoi kolonën zanore të filmit “2 gisht mjaltë”, në të cilin ka rolin kryesor bashkë me Mamaqin. Me ta publikuar, këngëtarja pati disa fjalë për reperin Lyrical Son, i cili i dhuroi këtë këngë.


“Nisi nga @lyricalson, kur mora një telefonatë prej tij për këtë këngë që donte të më dhuronte dhe preku zemrën time. Bashkë me @ermalmamaqiofficial u dashuruam me muzikën e saj dhe vendosëm pa asnjë dyshim të ishte kolona zanore e filmit #2gishtmjaltë. Faleminderit @lyricalson ty dhe Arsim Bunjaku!”, shkruante Elvana.

“Pa dashuri” titullohet kënga, me imazhe nga filmi që do të dalë në kinematë shqiptare nga 28 marsi. Në skenat e tij, Elvana Gjata shfaqet nuse e veshur me fustan të bardhë, në ceremoninë e celebrimit me Mamaqin, i cili mban emrin Ervin në rol, njësoj si i fejuari i saj, Ervin Mata. Sipas mediave, Elvana është ndarë nga partneri, por këto lajme ende s’janë konfirmuar nga vetë çifti.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al