29 Shtator, 2020

Pas zërave se ka bërë gati letrat e divorcit, Kim poston fotot seksi që tregojnë se ç’raport ka me Kanye West


Prej kohësh tashmë po diskutohet për një divorc mes Kim Kardashian dhe Kanye West.

kim kardashian kanye west

Por disa foto të reja të yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, tregojnë se marrëdhënia mes tyre nuk ka marrë fund dhe mund të ketë ende shpresë që divorci të mos jetë një alternativë, raporton “Mirror”.

kim kardashian (4)

Kim shfaqej e veshur vetëm me të brendshme dhe fotot janë realizuar nga vetë reperi. Këtë e ka treguar vetë ajo në një postim në Twitter, ku duket se të dy janë të lumtur dhe ndihen mirë në botën e tyre.

kim kardashian (2)

Gjatë kësaj periudhe konfuze, mediat madje kanë raportuar se Kim ka bërë gati letrat e divorcit, por po pret sa të kalojë periudha e çrregullimeve mendore të Kanye.

kim kardashian (3)

Martesa mes çiftit më të famshëm të shoëbizit nisi të shfaqte lëkundjet e para nga momenti kur Kanye vendosi të bëhej pjesë e fushatës presidenciale dhe disa postimeve shokuese në Twitter. Gjatë fushatës në Karolinën e Jugut, reperi tregoi një histori shumë personale, se si ai dhe Kim donin që para disa vitesh të abortonin vajzën e tyre të madhe, North.

kim kardashian (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al