20 Prill, 2022

Pas tentativave të Donald Veshajt për ribashkim, Bora Zemani heq nënën e aktorit nga Instagrami


 “Nuk kam bërë asnjë veprim për vëmendje!”- kështu shprehej Bora Zemanin në një status të pak ditëve më parë sa i përket historisë së saj me Donald Veshajn. Ndoshta për vëmendje nuk i ka bërë, por nuk mund të themi se moderatorja ka qëndruar totalisht në heshtje ndaj asaj që po ndodh.

Kështu së fundmi ajo ka hequr nga Instagrami nënën e Donaldit. Bëri xhiron e mediave sociale lajmi se ajo ka filluar të ndjekë në këtë rrjet social të ëmën e aktorit e cila sapo i ishte bashkuar Instagramit. Dhe krah Romeos, Donaldit dhe vëllait të tyre, Mario, ajo ndiqej edhe nga Bora.

Por duket se kjo e fundit është penduar dhe ia ka hequr asaj ‘follow’-n. Sikurse ka vënë re “Panorama Plus’ në listën e personave që Bora ndjek nuk është më nëna e ish-partnerit të saj. Në këtë veprim mund të ketë ndikuar fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota.

Por një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar është fakti se ajo nuk i bëri ‘follow back’ Borës. Të paktën kështu rezultonte kur kërkoje në mesin e ndjekësve të saj. Ndoshta prezantuesja nuk ka dashur të ndjekë dikë që nuk e ndjekë atë.

Ky veprim vjen pas statusit të saj në Instastory gjatë javës që lamë pas. Në një reagim të parë për gjithë lajmet e raportuara, Bora mohonte se ajo dhe Donaldi janë ftuar në emisionet e njëri-tjetrit, po sjellin një këngë, apo se videon funny në Tik-Tok i dedikohen atij.

“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”– shkruante Bora mes të tjerash. (KLIKO)

Më herë kishte reaguar edhe Donaldi. Aktori në reagimin e tij në rrjetet sociale la të kuptohej se ai po tentonte të rikthehej me prezantuesen, ndërsa ka mbyllur gjërat me Beatrix. “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shprehej aktori. (KLIKO)

Madje, në një koncert të realizuar së fundmi Donaldi mes të tjerash ka kënduar edhe këngën “Ku je” të Elgitit. Kjo këngë është pjesë e triologjisë së dy çunave që janë shkruar nga Donaldi. Në videot e publikuara në rrjetet sociale Donaldi pyet të pranishmit se për kë është kënga dhe të gjithë njëzëri thonë: “Bora” teksa më pas ai i kërkon t’i bëjnë tag. Duket se aktori po tenton ‘t’ia marrë kalanë nga brenda’ prezantuese përmes fansave që duan rikthimin e tyre. (KLIKO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al