17 Prill, 2022

Reagon më në fund Bora Zemani, zbulon si qëndron e vërteta e marrëdhenies së saj me Donald Veshajn: Më ka kërkuar falje!


Mbas shumë kohësh më në fund ka ardhur dhe reagimi i dytë i Bora Zemanit. Moderatorja ka folur në lidhje me të gjithë situatën e krijuar përgjatë këtyre muajve nëpërmjet një postimi të InstaStory, teksa ka hedhur poshtë çdo thashethem se midis saj dhe Donald Veshajt ka një ribashkim.

Bora sqaroi se mes tyre nuk ka pasur kurrë një udhëtim në Vienë, një takim në shtëpinë e saj apo një kafe në ambientet e televzionit ku punon.

Në deklaratën e saj, ajo ka pranuar se aktori i humorit i ka kërkuar falje publikisht dhe personalisht. Por shtoi se për momentin nuk janë asnjë gjë.

Sipas saj arsyeja përse zgjodhi të mos reagonte ishte sepse nuk ka dashur kurrë të jetë në vëmendjen e publikut përveç se në lidhje me profesionin që ajo ka.

“Eshte e pamundur te reagoj do dite duke thene kjo po, kjo jo! Aq me teper une qe ne zhurmen e ketyre koheve kam zgjedhur mos te flas e ne 7 muaj ky eshte reagimi i dyte qe bej edhe pse shoh ge fare nuk shkruhet ne emrin tim. Nuk kam folur per asnje person, asnje perjetim, asnje te vertete apo genjeshter dhe me besoni, keto te fundit jane shume!

Nuk e kam dashur asnjehere vemendjen qe nuk ka te bej me punen time! Me mjafton ajo qe kam nga programi im 6 here ne jave ne ekranin me te madh ne vend. E kuptoj, u perfshiva padashur ne nje situate me shume se personale pa e ditur si do te shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime te sigurta”.

Kjo eshte e tepert e po kthehet ne bezdi te madhe! Cdo dite lajme te bazuara ne thashetheme, imaginate, komente! Akoma kujdesem per do postim qe bej vetem per te mos provokuar lajm dhe prap, cdo gje  merr nje interpretim tjeter duke u shfrytezuar
nga te gjithe”.- ka shkruar Bora.

Më tej Zemani i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve se midis saj dhe aktorit të humorit ka pasur diçka këto kohë. Ajo pranoi nga Donaldi ka pasur dedikime dhe gjithashtu kërkesë faljeje si privatësisht ashtu dhe publikisht pasi marrëdhënia e tyre u bë shumë e përfolur tashmë.

“Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj… Eshte kaluar do limit duke nxjerre shtepine time neper portale! Eshte shume personale!

E aq me teper duke genjyer per nje makine te rastit ngiyre gri, me targe tieter te parkuar poshte (shume thjeshte e kuptueshme qe nuk behet fjale per makinen blu te fotografuar diku tjeter).Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht he publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be
publike.

Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh… Per momentin ka ASGJE! Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shumenjeri-tjetrin! Shume dashuri per te gjithe ju!!”- përfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al