11 Prill, 2022

‘’Kam mbyllur portat që s’duhet t’i kisha hapur kurrë’’/ Donald Veshaj i penduar kërkon rikthimin: Uroj që Bora…


Saga e historisë Bora-Donald-Trixa vazhdon dhe ndonëse kanë kaluar disa muaj. Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe ndonjëherë postimet që ata bëjmë aludohen nga ndjekësit se janë dedikime apo kunja ndaj njëri-tjetrit.


Aktori i humorit Donald Veshaj pas publikimit të këngës së tij ‘’Nuk je’’, ku aludua se ishte për Borën, më në fund ka reaguar përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij personale në ‘’Instagram’’.

‘’Unë nuk iu njoh shumë, por mund të them me bindje që ju më keni njohur disi mua. Në muajt e kaluar përpara syve tuaj kam ndarë një pjesë të vetes time, kam gëzuar, kam qarë, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar. Nuk kam folur që nga mbarimi i ‘’Big Brother’’ sepse unë besoj çdo gjë qe kisha për të treguar e thashë aty me të mirat dhe të kqijat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe unë mendoj që i mora por edhe i dhashë maksimumin tim. E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e të respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, ka shkruar Donald Veshaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al