22 Janar, 2023

Parashikimi i horoskopit 22 janar 2023, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju


Dashi
Hëna do ju shtyjë të kaloni më shumë kohë më miqtë e ngushtë ose me familjarët sot. Do ndiheni më të relakskuar dhe do ju përmirësohet humori. Nëse keni një lidhje merrini gjërat shtruar dhe mos ia vini shumë veshin kritikave të partnerit. Disa ai do i bëjë edhe thjesht ngaqë është i ngarkuar në punë. Ju beqarët nuk do keni takime të papritura, prandaj nëse doni të ndryshoni status filloni të reflektoni e të pranoni ftesat që iu janë bërë së fundmi. Në punë do i arrini objektivat kryesore dhe do ndiheni shumë më të qetë. Në planin financiar merrni masa sa më strikte pa u përkeqësuar situata.

Demi
Çfarë parashikohet të ndodhë sot? Hëna do favorizojë kontaktet e reja dhe gëzimin pafund. Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, sot do kaloni moment mjaft të ngrohta dhe do mendoni edhe për fëmijë apo ndonjë hap tjetër për një marrëdhënie më serioze. Nëse jeni vetëm mundësitë për takime do ekzistojnë, por personat nuk do ju përputhen aspak me guston. Në punë duhet të çliroheni nga mendimet e këqija sepse ato do ju prishin të gjitha planet. Besojini më shumë instinktit dhe nuk do zhgënjeheni. Shpenzimet nuk do i kufizoni pasi nuk do doni ta privoni veten nga asgjë. Kjo mund te sjelle shumë shpejt tronditje.

Binjakët
Sot do jetë një ditë e mbushur me brenga për shkak të zhgënjimeve kryesisht profesionale. Mblidheni veten dhe mos mendoni vetëm negativisht. Nëse jeni në një lidhje kaloni sa më shumë kohë me partnerit pasi ai do iu japë ngrohtësinë që keni nevojë. Nëse së fundmi keni pasur konflikte të ashpra gjendja nuk do ndryshojë dhe shumë. Ju beqarët sido që t’iu vijë dita keni për të takuar disa persona interesantë. Në puna jo vetëm që nuk do merrni promocione, por gjërat do ju bëhen edhe më të vështira. Për fat në planin financiar do ndizet dita jeshile dhe do fillojnë përmirësimet e para.

Gaforrja
Venusi do ju bëjë të zhyteni në mënyrë nostalgjikë në të shkuarën tuaj e hershme dje ka rrezik të harroni të mendoni për të ardhmen. Nëse keni një lidhje, do keni disa debate të vogla në mëngjes, por me kalimin e orëve, por i kuptuat gabimet dhe po i shprehët më shumë ndjenjat gjërat do stabilizohen. Nëse jeni ende beqarë duhet patjetër të tregoheni më të vendosur dhe të bëni të pamundurën për ta afruar pas vetes atë që pëlqeni. Për punën nuk do jenë të gjitha kushtet e favorshme, por me pak mbështetje dhe shtysë nga të afërmit do ja dilni. Buxhetin, sado që të mundoheni nuk do dini ta menaxhoni.

Luani
Neptuni do nxitë debatet dhe problemet gjatë kësaj dite prandaj ju do kërkoni gjithë kohës t’ia mbathni. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin, por nuk do e gjeni dot gjuhën e përbashkët. Për ju asgjë nuk ka për të qenë më si më parë. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni pafundësisht, por as ju nuk do keni fat të bëni ndryshimet e menduara. Bëni durim sepse do edhe pak kohë të ndodhin ndryshimet e mëdha. Në punë nuk do ndiheni plotësisht të kënaqur. Motivimi do fillojë të bjerë dhe mezi do i shtyni orët. Financat nuk do jenë të mira dhe ju ende do vazhdoni të shpenzoni pa kufi.

Virgjëresha
Hëna do jetë në kundërshti me Saturnin dhe me shumë planetë të tjerë sot kështu që përgatituni për një ditë të trazuar dhe me vështirësi. Nëse keni një lidhje do ndiheni gjithë kohës të pasigurt. Partneri do ndryshojë shpesh planet, nuk do jetë korrekt dhe nuk do ju fala ngrohtësinë që dëshironi. Nëse ende nuk keni filluar lidhjen që kishit menduar nuk duhet ta humbisni optimizmin deri në orët e fundit. Në punë nuk do merrni ato që doni edhe pse jeni lodhur shumë. Mundohuni vetëm të ruani qetësinë. Financat nuk do jenë të këqija, por nervozizmi për t’i menaxhuar sa më mirë mund t’iu bëjë edhe të gaboni.

Peshorja
Ditë e mbushur me të papritura do jetë kjo e sotmja. Mund t’iu kundërshtohen idetë dhe nuk do arrini t’i realizoni dot projektet e planifikuara. Nëse jeni në një lidhje që në mëngjes do jeni me humor të keq dhe do përtoni edhe të flisni me partnerin. Marrëdhënia juaj do vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Ju beqarët do jeni nostalgjikë dhe do e keni ende mendjen tek një histori e shkuar. Kjo do ju pengojë të pranoni ftesat që do iu bëhen. Në punë vështirësitë do jene të vazhdueshme dhe do ndiheni pa shpresë. Në planin financiar duhet ta pranoni mbështetjen e të afërmve pa u menduar shumë.

Akrepi
Shfrytëzojeni sa më shumë çdo moment gjatë kësaj dite sepse ditë si kjo e sotmja nuk vijnë shpesh. Nëse keni një lidhje mos ndaloni së i shprehuri ndjenjat sepse vetëm kështu marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Edhe ata që kanë pasur probleme do ndihen më të qetë dhe rrezet e diellit do bëhen pjesë e jetës së tyre. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni ende për një dashuri si nëpër filma dhe realiteti do ju duket akoma më i trishtë. Në punë do mbizotërojë qëndrueshmëria dhe të gjitha planet do ju realizohen. Edhe përfitimet financiare do jene goxha të mira sot kështu që gjendja do jete e jashtëzakonshme.

Shigjetari
Sot atmosfera do filloje të ndryshoje goxha. Do jeni plot ide dhe propozime dhe do i shprehni ato pa ngurruar aspak. Nëse jeni në një lidhje mund të tregoheni të paduruar dhe mund të bëni ndonjë gabim të vogël. Për fat partneri do jetë në humor dhe nuk do ua vërë veshin shumë. Për ju beqarët më e rëndësishme është liria dhe pavarësia prandaj nuk do hedhin asnjë hap për të bërë ndryshime. Në punë do ju ecin gjërat aq mirë dhe do keni aq shumë arritje saqë do merrni adhurimin e kolegëve dhe shefave. Shpenzimet ka mundësi t’i kryeni pa u menduar aspak dhe kjo do sjellë shpejt probleme.

Bricjapi
Sot do keni më shumë nevojë të flisni, të socializoheni dhe të keni njohje të reja prandaj do bëni çdo gjë për ta arritur këtë. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të mos jeni gjithë kohës të disponueshëm ndaj partnerit dhe në disa momente do keni edhe konflikte. Ju beqarët ka rrezik të tërhiqeni fizikisht nga dikush që në fakt nuk vlen dhe nuk është aq interesant sa duket. Mos hidhni hapa nëse nuk doni të pendoheni. Në punë do ndani idetë dhe mendimet me kolegët dhe këshillat e tyre do ju vlejnë goxha. ka mundësi të arrini suksesin që keni ëndërruar gjithmonë. Me shpenzimet bëni shumë kujdes sepse gjendja nuk do jetë e mirë.

Ujori
Tregohuni sa më vigjilentë me paratë gjatë kësaj dite sepse përndryshe do keni surpriza të pakëndshme. Hua mos merrni për asnjë lloj arsyeje. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë intensive. Bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës dhe harmoninë tuaj do e kenë zili të gjithë. Nëse ende zemra juaj nuk ka filluar të rrahë fort për dikë sot duhet të keni më shumë besim tek miqtë dhe të pranoni sugjerimet. Në punë imagjinata do ju ndihmojë të arrini çdo gjë që dëshironi. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Priten emocione shume të këndshme.

Peshqit
Karakteri tuaj i fortë dhe dominues mund të sjelle probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni të ndërgjegjshëm për hapat që do hidhni dhe mund ta teproni edhe me autoritetin. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve nuk do jete fantastike, por as shume problematike. Do i shmangni diskutimet serioze dhe kjo mund ta mërzitë e mund ta acarojë partnerin. Nëse jeni beqarët çfarëdo që të bëni, madje edhe sikur të luani me joshjen nuk do keni ndryshimet e ëndërruara. Në punë mos ua tregoni planet kolegëve sepse vetëm sa do ju sjellin probleme për shkak të zilisë. Financat do dobësohen goxha për shkak të shpenzimeve të pakuptimta që do kryeni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al