7 Shtator, 2017

Nuk janë vitet ’60, por është Jaguar E-Type zero që do na i kujtojë ato vite


Jaguar ka pranuar se do të elektrifikojë të gjitha mjetet e saj nga 2020 e tutje, dhe sot ka publikuar edhe makinën e re elektrike,  e cila bazohet në tipin E-type të viteve ’60. E-Type Zero ruan stilin klasik të asaj që është quajtur “makina më e bukur në botë” e Enzo Ferrarit.

Kjo makinë ju çon në 100 km në vetëm 5.5 sekonda. Sigurisht që nuk është në parametrat e Tesla, shkruan The Verge, por ka një dizajn të mrekullueshëm.

Kjo makinë elektrike ka një shpejtësi maksimale prej 270 km/h dhe këtë e arrin falë baterisë së saj 40kWh që karikohet plotësisht në 6 apo 7 orë./Top Channel/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al