19 Qershor, 2023

Marc Anthony jep lajmin e ëmbël, këngëtari latin bëhet baba për herë të shtatë


Marc Anthony dhe Nadia Ferreira janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në postim ata tregojnë se foshnja ka lindur më 18 qershor, e cila është një ditë shumë e veçantë për Marc pasi është ‘Dita e Baballarëve’.

Marc dhe Nadia postuan një foto bardh e zi, ku dyshja shfaqen duke e mbajtur vogëlushin në duart e tyre.

 “Koha e Zotit është gjithmonë perfekte. Gëzuar ditën e baballarëve”, -shkroi këngëtari krahas fotos, duke mos zbuluar më shumë detaje rreth vogëlushit të porsalindur.

Nuk dihet nëse foshnja është djalë apo vajzë, pasi ky detaj është mbajtur sekret që nga dita që çifti njoftuan se do të bëheshin prindër.

Për Nadia, ky është fëmija i saj i parë, ndërsa për Marcin kjo është hera e shtatë që bëhet baba . Nga marrëdhënia me Debbie Rosado, Marc kishte të vajzën e tij të parë Arianna Muñiz . Gjatë asaj lidhjeje, këngëtari adoptoi edhe Alexin, djalin e madh të Debbie nga romanca e saj e mëparshme, dhe djali sot mban mbiemrin Muñiz.

Më pas këngëtari u martua me Dayanara Torres – nga viti 2000 deri në 2004 dhe pati dy djem, Cristian , 22 dhe Ryan, 19 vjeç. Dhe në martesën e tij të dytë, kur u martua me superyllin Jennifer Lopez, ai pati binjakët Emme dhe Max , të cilët do të mbushin 15 vjeç per pak dite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al