9 Shkurt, 2024

“Kundërshtarët e tu më të fuqishëm janë…”- Meri bën parashikimin astrologjik, banorja këshillon Julin: Me pak zgjuarsi ti e kupton


Mëngjesin e sotëm Meri Shehu i ka parashikuar Julin shenjën e tij të horoskopit dhe këshilluar atë në lidhje me lojën që po bën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Astrologia u shpreh se dielli është bërballë shenjës së tij, që sipas saj duhet ti japë më shumë rëndësi marrëdhënies që ka me kundërshtarët brenda shtëpisë.

Pjesë nga biseda:

Meri: Sot është data 9 shkurt dhe dielli është në peshk. Dielli është përballë shenjës së Virgjëreshës që do të thotë diellin nuk e ke aleat por

Juli: Kjo është një gjë e keqe apo jo?

Meri: Jo nuk është një gjë e keqe, por duhet që ti japësh më shumë rëndësi marrëdhënieve që ti ke me të tjerët, ose kë ke përballë, kundërshtarëve.

Juli: Pra ka rëndësi që ti konsideroj

Meri: Po. Kur dielli është përballë do të thotë që kundërshtarët e tu më të fuqishëm të kanë dalë përballë dhe të janë deklaruar, nuk janë të fshehtë. Me impaktin tënd dhe me pak zgjuarsi ti e kupton se kush janë

Juli: Domethënë nuk janë deklaruar tamam

Meri: Nuk janë deklaruar por ti e kupton

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al