6 Shkurt, 2024

Kriset miqësia e Arbanës dhe Olta Gixharit? Veprimi i fundit i moderatores zbulon çdo gjë, çfarë ndodhi mes vajzave


Aktorja e njohur Olta Gixhari së fundmi ka organizuar një festë ‘baby gender reveal’, ku ka zbuluar gjininë e bebit të saj.

Ish-banorja e “BBVIP” ka treguar se dëshira e Amarit për të pasur një vëlla është plotësuar, pasi i vogli i saj është djalë.

Olta ka postuar në Instagram një video ku ka ndarë me ndjekësit momentet emocionuese kur ajo ka marrë vesh lajmin e ëmbël.

Në festën e organizuar, aktorja kishte ftuar familjartë dhe miqtë e saj më të mirë, ku ndër ta ishin Sara Hoxha, Xhemi Shehu, Eni Shehu etj.

Mirëpo ajo që ra në sytë e publikut ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani, e cila ditën e djeshme së bashku me familjen e saj ka vizituar Shkodrën.

Dy vajzat prej vitesh janë shoqe me njëra-tjetrën, megjithëse raporti i tyre tashmë mund të ketë ndryshuar, sepse Arbana nuk mori pjesë në festën e organizuar nga Olta.

Nga ana tjetër edhe një urim publik nga ana e moderatores ka munguar në rrjetet sociale, mirëpo nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al