2 Nëntor, 2020

Kjo maskë për fytyrën me dy përbërës është perfekte për të nisur javën


E ndjeni lëkurën e fytyrës të dehidratuar dhe të pajetë? Mund ta nisni javën me një maskë duke përdorur përbërës që mund t’i gjeni në kuzhinë!

maskë për fytyrën me dy përbërës (234)

Filloni ta përgatisni lëkurën që tani, pa filluar i ftohti i madh dhe mos harroni që përbërësit që zgjidhni, të jenë natyralë.

Një prej maskave më të preferuara nga vajzat dhe më të thjeshta për t’u bërë, është ajo me banane dhe mjaltë, sipas “Glamour”. Kjo maskë e le lëkurën të butë, e hidraton dhe e ushqen.

Ju duhet vetëm banane dhe mjaltë i papërpunuar.

maskë për fytyrën me dy përbërës (3)

Banania ka:

– Kalium që hidraton lëkurën

– Vitaminat A, E, C janë të dobishme për zvogëlimin e njollave dhe shenjave të akneve.

– Zinku ndihmon në luftimin e mikrobeve që shkaktojnë puçrra

– Vitaminat B mbrojnë nga radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën

maskë për fytyrën me dy përbërës (5)

Mjalti i papërpunuar:

– Është hidratues

– pH i ulët dhe peroksidi natyror janë antibakterialë të fuqishëm

– Një shumëllojshmëri e fitonutrientëve veprojnë si antioksidantë

– Enzimat ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të lëkurës

maskë për fytyrën me dy përbërës (4)

Përbërësit që ju duhen për maskën klasike me banane dhe mjaltë:

1/2 e një banane të pjekur

1 1/2 lugë (çaji) mjaltë i papërpunuar ose mjaltë manuka

maskë për fytyrën me dy përbërës (1)

Mënyra e përgatitjes:

Qëroni bananen, priteni në gjysmë dhe vendoseni njërën anë në një tas të vogël (gjysma tjetër nuk do të jetë e nevojshme, kështu që mund ta hani). Shtoni mjaltë. Përzieni bananen dhe mjaltin me një pirun derisa të zbuten. Vendoseni në mënyrë të barabartë në fytyrë të pastër dhe prisni 15-20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al