26 Shkurt, 2018

Kim Kardashian sapo bëri ndryshim drastik në pamjen e saj, po ju do guxonit? (FOTO)


Kim Kardashian është e njohur për ndryshimet në pamje, sidomos për fotosesionet për revistat e ndryshme dhe ky transformim i fundit me siguri do të jetë trendi i radhës për vajzat.

Kim i ka habitur të gjithë pasi është shfaqur në publik me flokë të gjatë ngjyrë rozë teksa kishte dalë për shëtitje me bashkëshortin e saj, reperin Kanye West.

Ky transformim sigurisht është bërë dhe për qëllime marketingu, pasi Kim Kardashian së fundmi po promovon linjën e veshjeve të Kanye-s, Yeezy.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al