3 Maj, 2024

“I shkëlqenin sytë për Romeon”/ Ish-banorja e “BBV” reagon pas deklaratës së Gracianos: Është i fiksuar me mua! Për vete nuk je askund në jetën personale…


Këngëtarja Vesa Smolica ka reaguar rreth deklaratës së Graciano Taganit se ish-banorja ka pasur një pëlqim për Romeo Veshajn gjatë qëndrimit në “BBV”.

“Vesës i shkëlqenin sytë, ishte kështu”– u shpreh Graciano gjatë një bisede me Julian Dedën duke treguar se këtë gjë ia ka thënë edhe Romeos por ai nuk e ka besuar duke iu drejtuar: “A je në terezi, s’të vjen turp ty!”

Përmes një postimi në InstaStory, Vesa tha se balerini është fiksuar keq me të, duke treguar se Graciano ka folur keq për të si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj.

“Ky Graciano është shumë i obsesionuar me mua. Më kanë thënë që kur ishte jashtë veç për mua ka folur (për keq), njëjtë po bën edhe tani sa është aty brenda…Po ec more përmirëso imazhin, meqë hyre edhe një herë në Big e mos na bëj terr e terr na lërë rehat. Paskam qenë faktor i madh në lojën e Big-ut ende në gojë më kanë. Për vete nuk je askund as në jetë personale as publike” – ka shkruar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al