25 Korrik, 2019

“Historia e gjyshes tironce, batuta e shekullit”, Ilda Bejleri nuk përmbahet: Na zutë gjithë tokat e tani e s’po na leni me ble një “Rolex”


Pak ditë më parë një ndjekëse e moderatores sportive, Ilda Bejleri, ishte kurioze të dinte burim e të ardhurave që ajo kishte për të blerë aksesorë të shtrenjtë si një orë “Rolex”.

Ilda iu përgjigj fanses duke i thënë se përveç rrogës , të mirat materiale i vijnë edhe nga familja e saj.

“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”, u shpreh moderatorja.

Kjo deklaratë e pak ditëve më parë të moderatores sportive, Ilda Bejleri, duket se ka ngjallur debat me ndjekësit e saj të shumtë, të cilët e kanë konsideruar edhe si “batutën e shekullit”.

“Aman dhe një herë si ishte ajo historia e gjyshes ‘tironce’ dhe me tradita që të mundësonte Rolex…ahahaah ke lënë batutën e shekullit”,  i shkruan Ildës një prej komentuesve.

Moderatorja kla vendosur që t’i përgjigjet ndjekësit menjëherë dhe i shkruan: “Ke noj pronë ti?? Që u shkrive! Apo na zutë gjithë tokat e s’po na na leni me ble një Rolex. Duhet me ju mor leje juve”.

Ndërkohë kujtojmë se Bejleri ndodhet me pushime në Mykonos, nga ku poston foto e video mjaft seksi dhe provokuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al