16 Qershor, 2024

FOTO/ Pas diagnostifikimit me kancer, Kate Middleton bën daljen e parë publike!


Princesha Kate Middleton është shfaqur për herë të parë në publik pas diagnostifikimit me kancer.

Kate njoftoi të premten se do të merrte pjesë në “Parakalimin e Ditëlindjes së Mbretit”, i njohur gjithashtu si ‘Trooping the Colour’, pasi ai tashmë është në një gjendje me të mirë shëndetësore.

Në mars të këtioj viti Princesha e Uellsit njoftoi se ishte nën trajtim kimioterapik.

42-vjeçarja udhëtoi në një karrocë të tërhequr nga kuaj nga Pallati Buckingham nëpër bulevardin e madh të njohur si ‘Mall’ së bashku me tre fëmijët e saj.

Pjesëmarrësit e duartrokitën Kate, e cila kishte veshur një fustan të bardhë dhe një kapelë.

Pas parakalimit, ajo e ndoqi ceremoninë nga një ndërtesë me pamje nga Sheshi i Parakalimit, një fushë ceremoniale në qendër të Londrës

Edhe Mbreti Charles, i cili gjithashtu po trajtohet nga kanceri, udhëtoi në një karrocë me Mbretëreshën Camilla.

75 vjeçari zbuloi se vuante nga kanceri në shkurt dhe së fundmi ai ka filluar përsëri të marrë pjesë në detyrat publike.

Javën e kaluar Charles u shfaq në përvjetorin e 80-të të Ditës D, invazionit aleat në Evropën e pushtuar nga nazistët më 6 qershor 1944.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al