27 Janar, 2018

Habit Lefter Koka, kunati i Dukës, bisedë të përzemërt me Finon


Në ditët e para të shkurtit do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri të FSHF-së, pasi mbaron mandati i kryetarit aktual, Armando Duka. Siç e kemi mësuar nga media, Duka do të konkurrojë për një mandat tjetër, veçse këtë herë ka një konkurrencë të fortë.

Mbase, Duka nuk do ta kishte imagjinuar që për këtë post do të luftonte një ish-Kryeministër, sot deputet i maxhorancës dhe njeri i afërt me familjarët e Kryeministrit.

Ndërkohë, vetë Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të përzihet në këtë konkurrim. Dhe në këtë atmosferë, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, është kapur nga paparazzi ynë duke biseduar me Bashkim Finon këtë të enjte, në oborrin e Parlamentit. Kushedi, se cila mund të ketë qenë tema e bisedës së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al