29 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Kush është deputetja e PD mes dy “kundërshtarëve”


Dita e enjte sjell edhe njëherë bashkë të gjithë politikanët, nga të dyja kampet. Ashtu siç jemi mësuar të shikojmë çdo javë, “kundërshtarët” përplasen ashpër brenda seancës plenare, ku nuk i kursejnë akuzat për kampin kundërshtar.

Por jashtë ambienteve të sallës, klima duket totalisht ndryshe. Aty deputetët e Partisë Demokratike dhe ato të Partisë Socialiste janë miq. Shpeshherë i kemi fotografuar teksa mes njëri-tjetrit shohim biseda miqësore, apo edhe shtrëngime duarsh.

Këtë herë deputetja e selisë blu, Dhurata Çupi duket se është trajtuar me gjithë xhentilesën e merituar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Dy “kundërshtarët” e saj e kanë futur në mes deputeten, të cilën e kanë përcjellë deri në dalje të oborrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al