18 Prill, 2022

Fotot/ “Harbohen” anglezët, festojnë Pashkët të dehur rrugëve të qytetit


Anglezët shfrytëzuan festën e Pashkëve për të marrë disa ditë pushimi nga puna. Dhe si më mirë sesa të festonin të dehur në rrugët e qytetit do të ishte mbyllja ideale e së dielës, kur e hëna është pushim.

Duke shijuar edhe ditët e ngrohta që Britania po kalon, të shumtë ishin ata që vërshuan rrugëve, duke festuar me muzikë dhe alkool. Në Newcastle, të rinjtë u panë të lumtur duke pozuar jashtë pubeve dhe klubeve pasi shijuan festën në qytet.

Mediat ndërkombëtare, veç pozave që janë të zakonshme për anglezët, kanë komentuar edhe veshjet e tyre minimaliste.

Në rjetet sociale disa të rinj thanë thanë: ‘E hëna e Pashkëve ishte një festë publike shumë e nevojshme, askush nuk do të ishte i përgatitur për t’u rikthyer pas çmendurisë së të dielës së Pashkëve në natën e së dielës, tani ju të gjithë keni një plan ‘hangover’! Një tjetër shtoi: ‘Sot është e hëna e Pashkëve, ju uroj një javë të mbarë përpara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al