6 Shkurt, 2024

FOTO/ Kiara Tito zbulon për herë të parë dhuratën më të bukur që ka marrë nga Luizi


Kiara Tito së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu ka përgjigjur disa pyetjeve të tyre.

Dhurata më e bukur që ke marrë nga Luizi?”– ishte një ndër pyetjet që iu drejtuar moderatores, e cila ka vendosur që ti përgjigjej në një mënyrë mjaft të veçantë.

Krahas pyetjes Kiara ka postuar një foto në “Gender Reveal” ku së bashku me partnerin e saj kanë zbuluar gjinë e bebit të tyre, e cila është vajzë.

Me anë të këtij postimi ish-banorja e “BBVIP” ka treguar se dhurata më e bukur që ka marrë nga këngëtari është e vogla e tyre.

Kujtojmë që çifti u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në natën finale të spektaklit, ku Luizi u shpall fitues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al