9 Maj, 2024

FOTO/ Egla Ceno i përmendi vajzën gjatë debatit, reagojnë familjarët e Jul Dedës: Të prekësh fëmijët…


Familja e Julian Deda ka reaguar ditën e sotme pas debatit të ashpër të aktorit me Egla Cenon mbrëmjen e djeshme, ku kjo e fundit i përmendi vajzën banorit.

Në faqen zyrtare në Instagram të Julit e cila menaxhohet nga famijarët e tij është bërë një postim.

“Të prekësh fëmijën nuk të bën grua aq më tepër grua të fortë”– shkuhet në postimin e aktorit.

Kujtojmë që debati mes dy aktorëve ka agravuar thuajse në përplasje fizike. Gjatë debatit, Egla ka shpërthyer në lot, ndërsa i është drejtuar Julit duke i thënë “mos më ndiq, mendo sikur t’ja bënin vajzës tënde”, ndërsa aktori është kthyer duke i thënë mos t’ja përmend më fëmijët.

“Mos i përmend më fëmijët e mi. Mos guxo më se o ti o unë këtu”, ka thënë Juli.

Pjesë nga debati:

Egla: Mendo këtë që po më bën mua tek vajza jote,

Juli: Çfarë të bëra unë ty? Më thuaj çfarë të bëra

Egla: Mos më ndiq, mendo sikur t’ja bënin vajzës tënde.

Juli: Mos i përmend më fëmijët e mi.

Egla: Ndalo së përmenduri atë që po bën prej ditësh

Juli: O mllefxhie, o njeri i keq.

Egla-Heidit: U lodha duke bërë sikur nuk më bëhet vonë, por më bëhet vonë në të vërtetë (qan)

Juli: Mos guxo më se o ti o unë këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al