31 Gusht, 2017

Ekspertët e sigurisë së online-it vënë alarmin“spam”, mbi 700 mln llogari të prekura


Ekspertët e sigurisë  së online-it lëshojnë alarmin se mbi 700 milionë llogari në faqe të ndryshme të internetit mund të kenë përfunduar në duart e hakerave. Bëhet fjalë për operacionin “spam” më të madh të regjistruar deri më tani. Një pjesë e llogarive janë të çaktivizuara prej kohësh, por pjesa më e madhe e tyre janë ende aktive. Mashtrimi u zbulua nga një ekspert sigurie në Paris, i vetëquajtur Benkow dhe më pas u përhap nga portali ZDnet.

Në këtë operacion, hakerat kanë dërguar mesazhe me përmbajtje të ngjashme, por me ndryshim dërguesish, ku i ftonin që të klikonin në një link të dërguar përmes postës elektronike. Sipas ekspertëve të sigurisë, ata që kanë rënë pre dhe kanë klikuar në këtë link, në rastin më të mirë u kanë dhënë hakerave detaje në lidhje me llogarinë e tyre dhe në rastin më të keq hakerat u kanë marrë edhe fjalëkalimin.

 

Këshillat kryesore që ekspertët japin tani për të gjithë personat që zotërojnë një llogari të infektuar ështëndryshimi i menjëhershëm i fjalëkalimit dhe përforcimi i gjithë mekanizmit të sigurisë së llogarisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al