17 Prill, 2022

Einxhel publikon foton duke ‘shkelur’ Monikën dhe i rikujton debatet e forta në “Big Brother VIP”


Monika Lubonja dhe Einxhel Shkira janë dy nga banoret që kanë debatuar më së shumti me njëra-tjetrën kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”.

Mirëpo, duket se ato kanë zbatuar ‘teorinë’ se ”Çfarë ndodh në Big Brother mbetet në Big Brother” pas daljes dhe tashmë kanë marrëdhënie të mira. Einxhel ka qenë e ftuar në festën e ditëlindjes së 54-vjetorit të lindjes, duke treguar se tashmë janë bërë mikesha të mira.

Madje Einxhel ka ironizuar edhe situatat e tyre në reality-shown e famshëm. Ajo ka postuar një foto ku shihet duke shkelur Monikën teksa thotë: “Ëngjelli the?”. Ajo i referohet faktit që aktorja i thoshte përherë “Ëngjell” dhe jo “Einxhel”.

Dy ish-konkurrentet kanë debatuar shpesh me njëra-tjetrën. Debatet mes tyre kanë degraduar shpesh në fyerje me Einxhel që i ka thënë Monikës “Ti je grua 100 vjeçe” kurse Monika i është drejtuar “Ti vjen nga rruga”. Edhe ditët e fundit ato debatuar ashpër me njëra-tjetrën për shkak të debatit të Einxhel dhe Donaldit pas Monika mbajti anën e aktorit.

Për tu rikthyer te festa e ditëlindjes, kryefjala e dekorit të ambienteve ku aktorja ka organizuar festën ishin pikërisht bananet, të cilat ajo i ka përmendur shpesh edhe në formë batute në BBV. Por përveç bananeve, apo të ftuarve aktorja ka përfshirë edhe detaje të tjera nga eksperienca e saj në format, në festën e ditëlindjes, si për shembull “Bakllava, kadaif dhe Monika”.

Lista e të pranishmëve përfshinte shumë nga ish-banorët e BBV, ku mund të veçohet Arjola Demiri, me të cilën u tha se Monika ka pasur një krisje pas përfundmit të reality-showt. Siç shihet nga fotot e publikuara dy aktoret janë mjaft afër me njëra-tjetrën dhe nuk kanë munguar kërcimet sensuale nga Monika dhe as dhurata e Arjolës për të. Ajo duket se i ka dhuruar Monikës një byrzylyk dhe kjo me sa duket konfirmon faktin se dy aktoret janë pajtuar. Ish-banorë të tjerë të BBV që iu bashkuan festës janë, Sheila Haxhiraj, Elhaid Cufi, Antonela Berisha, Einxhel Shkira, Paloma, Sarah Berisha. (KLIKO)

Ka marrë vëmendje fakti që DJ PM dhe DJ Dagz munguan në ditëlindjen e aktores. Nga rrjetet sociale ata kanë treguar se nuk ndodhen në Shqipëri. Për shkak të angazhime profesionale dy djemtë kanë udhëtuar drejt Zvicrës. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse ata nuk kanë marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Monikës.  (KLIKO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al