9 Shtator, 2017

Çfarë e pret pas dasme? Marina rezervon surprizën e madhe


Kontrata e re televizive e Marina Vjollcës me TV “Klan” ka bërë shumë bujë, pasi prezantuesja që u rrit në ekranin e “Top Channel” vendos të bëjë ndryshimin e madh këtë sezon, që përkon me ceremoninë e dasmës me reperin e famshëm, Getoar Selimi.

Ndërkohë që po përgatitet të vishet nuse të dielën më 10.09.2017, gjatë një ceremonie madhështore që do të organizohet në Gjirin e Lalzit në Durrës, stafi i televizionit po punon për përfundimin e studion superluksoze ku do të moderojë Marina.

Burime në TV “Klan” tregojnë se Vjollca do të drejtojë një emision muzikor, i cili është një format francez i përshtatur dhe se autor do të jetë një nga figurat më të rëndësishme të këtij grupi mediatik. Tashmë po punohet intensivisht për skenografinë e kushtueshme të spektaklit, që i ka bërë ziliqarë kolegët e saj të rinj në TV “Klan”.

 

Por, mesa duket, Marina Vjollca është vajza e bekuar me fat, jo vetëm në dashuri, por edhe në karrierë, përderisa ka shansin të prezantojë një format shumë të kushtueshëm si ky që do ta shohim në vazhdim, shkruan “Panorama”. Aktualisht po transmetohet dhe spoti, ku Marina është një nga figurat kryesore të programacionit mes Blendi Fevziut, Ardit Gjebresë, Arian Çanit, Alketa Vejsiut, Rudina Magjistarit, etj.

Ndërkaq, arsyet se pse partnerja e Edi Manushit në “Procesin Sportiv” u largua nga media, nuk u bënë të ditura nga vetë prezantuesja. Kishte zëra se largimi i saj ka ardhur që pas lidhjes me reperin Getoar Selimi, por më pas u tha se vendosi të dorëhiqet sepse dëshironte që të kishte një program të vetin, pa qenë kështu pjesë plotësuese, duke bërë bashkëprezantuesen me një tjetër moderator.

 

Ndërkohë le të presim se si do të duket ajo nuse të dielën, ku në altar do t’i thotë “po” Getoar Selimit. Çifti më i komentuar i showbiz-it shqiptar kanë shpërndarë ftesat për të ftuarit, secila e ndryshme nga të tjerat. Për çdo të dasmor, ka vetëm një format ftese dhe vetëm një nuancë./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al