26 Shkurt, 2018

Camilla Akerberg zbulon sekretet për të patur një trup perfekt (FOTO)


Gati çdo ditë, në internet shfaqen qindra dieta të reja dhe programe stërvitore që heqin kilogramët e tepërt.

E sigurisht disa prej tyre mund të jenë efektive e të tjera jo. Një mbidozë informimi e bën të vështirë përzgjedhjen për ata që duan të dobësohen.

Por për të ndihmuar këta persona, një trajnere personale australiane ka dhënë disa këshilla, falë të cilave ajo ka një trup si ai që shikoni në foto.

Ajo është Camilla Akerberg dhe ka zbuluar për femrat se çfarë duhet të dinë mbi dietën, stërvitjen dhe ndërtimin e muskujve.

-Nuk duhet të bëni kardio intensive 5 herë në javë për të humbur peshë dhe për t’u tonifikuar

– Punoni me pesha

– Mos bëni vetëm kardio

– Dieta është çelësi i formës trupore

– Mos eliminoni krejtësisht sheqernat nga dieta juaj

– Dieta duhet të jetë e balancuar

– Duhet të konsumoni yndyrat e shëndetshme dhe proteinat

– Mos u stërmundoni me ushtrime barku nëse konsumoni shumë kalori

-Muskujt e barkut shfaqen vetëm nëse konsumoni më pak kalori se ajo që harxhoni gjatë ditës

– Nuk duhet të bëni 100 “squat” për të pasme perfekte

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al