19 Qershor, 2023

Beyonce shkëlqen me paraqitjen e saj në koncertin në Amsterdam, këngëtarja i lë pa fjalë fansat me fustanin e mbushur me gura diamanti


Këngëtyarja e njohur Beyonce dukej magjepsëse teksa po performonte në koncertin e saj në Johan Cruijff Arena në Amsterdam, këtë të dielë.  

Artistja postoi një mori me foto në Instagramin e saj, duke i ndarë me mbi 312 milionë ndjekësit e saj të ‘zjarrtë’.

Krijuesja e hitit “I Am… Sasha Fierce” ndërsa po performonte në skenë, shfaqi edhe linjat e saj tërheqëse trupore me fustanin e ngushtë në ngjyrë të kuqe të mbushur me diamanta.

Ajo i lë pa fjalë fansat me veshjen që të kujton pamjen ikonike të Jessica Rabbit, me një dekolte katrore dhe një të çarë seksi deri te kofshët.

Beyonce e kombinoi pamjen e saj, teksa vendosi dy byzylykë argjendi në dy duart e saj,një palë vathë me diamantë dhe i kombinoi me një palë sandale.

Ndërsa flokët kaçurrela i kishin rënë mbi shpinë, ylli dukej magjepsëse me një makijazh të lehtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al