2 Nëntor, 2020

“Baby Shark” bëhet videoja më e shikuar në “YouTube” ndonjëherë, lë pas “Despacito”


“Baby Shark”, kënga e lezetshme dhe shumë tërheqëse për fëmijë, e regjistruar nga kompania e Koresë së Jugut “Pinkfong”, është bërë videoja më e shikuar ndonjëherë në “YouTube”.

baby shark

Me 7,04 miliardë shikime, ajo lë pas “Despacito”, single i krijuar në vitin 2017 nga yjet e pop-it Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, raporton “The Guardian”.

“Baby Shark” arriti ta merrte kurorën pas katër vitesh që kur u ngarkua për herë të parë në “YouTube”.

Është ende e paqartë se cili e shkroi këngën, por ajo u bë një fenomen global, pasi u regjistrua nga këngëtarja 10-vjeçare Koreano-Amerikane, Hope Segoine.

Prodhuar nga kompania edukative “Pinkfong”, fillimisht ajo u bë virale në Azinë Jug-Lindore, më pas në SHBA dhe në Evropë.

Kënga është e gjatë vetëm 1 minutë e 21 sekonda, por ka nxitur realizimin e një turneu, krijimin e librave, disa ripërpunime, përfshirë edhe atë të Louis Fonsi-t dhe një tjetër me promovimin e larjes së duarve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kënga është në domenin publik dhe nuk është në pronësi të “Pinkfong”, por kompania u padit në 2019 nga kompozitori për fëmijë Jonathan Ëright, i cili kishte regjistruar një version të ngjashëm me “Pinkfong” në 2011 dhe argumentoi se ai mbante të drejtat e autorit për vetë materialin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al