13 Qershor, 2022

“Babai ma ka vendosur emrin Albano”- Këngëtari i njohur italian zbulon lidhjen e veçantë të të atit me vendin tonë: Shqiptarët e kanë shpëtuar nga vdekja


Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi, ka rrëfeyer se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare.

Këngëtari italian tha “Në Kurthin e Piter Pan” se babai i tij ka qenë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore duke theksuar shqiptarët e kishin shpëtuar atë nga vdekja e sigurtë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Albano kush ta ka vendosur këtë emër, mos ta ka vendosur ndonjë shqiptar?

Albano Carrisi: Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.

Alketa Vejsiu: Histori e bukur.

Albano Carrisi: Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë.

Ndër të tjera ai rrëfru gjatë intervistës së ka qenë pikërisht i ati ai i cili i ka kërkuar të vizitojë vendin tonë. Carrisi tregon se kur i ati i ka kërkuar që të vijë në Shqipëri është ndeshur me të gjithë bukurinë e vendit, por edhe me ashpërsinë e epokës për shkak të zgjedhjeve politike në vend.

LEXO EDHE: “Më kërkoi babi që të vija”- Këngëtari italian Albano Carrisi rrëfen vizitën e parë në Shqipëri: Zbulova…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al