13 Qershor, 2022

“Më kërkoi babi që të vija”- Këngëtari italian Albano Carrisi rrëfen vizitën e parë në Shqipëri: Zbulova…


Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi ka treguar detaje rreth vizitës së tij të parë në Shqipëri.

Në një intervistë në “Tv Klan”, artisti u shpreh se ka qenë i ati, ai i cili i ka folur për Shipqërinë pasi ai kishte qenë në një periudhë tragjike në vendin tonë. Carrisi tregon se kur i ati i ka kërkuar që të vijë në Shqipëri është ndeshur me të gjithë bukurinë e vendit, por edhe me ashpërsinë e epokës për shkak të zgjedhjeve politike në vend.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Cila ishte përshtypja jote e parë kur erdhe në Shqipëri? Çfarë është Shqipëria për ty?

Albano Carrisi: Ka qenë një përshtypje e mirë sepse kisha dëgjuar shumë fjalë nga babi im për Shqipërinë. Ai ka qenë në një periudhë tragjike këtu. Më kërkoi që të vija këtu dhe zbulova bukurinë e këtij vendi dhe ashpërsinë e gjithë epokës që ka kaluar për shkak të zgjedhjeve politike, por është një vend që e lejon veten që të jetë i dashur dhe të japë dashuri. Jetoj përballë Shqipërise, kur hip në tarracë bëj një të bërtitur dhe jehona e Shqipërisë kthehet mbrapsh.  Shtëpia ime është në një lëndinë të bukur afër Brindisit, 12km nga deti Adriatik.

Pyetje: A je i dashuruar?

Albano Carrisi: Unë jam gjithmnë i dashuruar pas një gruaje të mrekullueshme që quhet jetë.

Pyetje: Kush është koncerti më i bukur i jetës?

Albano Carrisi: Nuk ka arritur akoma, duhet gjithmonë të mbërrijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al