3 Nëntor, 2020

Angela Martini merr surprizën super romantike nga bashkëshorti: Jam e bindur se ai më do


Modelja e njohur, Angela Martini, është një ndër femrat më të bukura shqiptare, me një karrierë në SHBA. Ajo është mjaft e pëlqyer dhe e komentuar sa herë që poston diçka në rrjetet sociale.

angela martini (3)

Angela ka zbuluar se mëngjesin e djeshëm është zgjuar e mbuluar me trëndafila të kuq në shtëpi dhe e gjithë atmosfera romantike ishte përgatitur nga partneri i saj, Dragos Savulescu.

angela martini (1)

Ai kishte shkruar edhe një pusullë për partneren e tij të bukur.

angela martini (6)

Me dashuri për gruan më të mrekullueshme në botë! Burri yt me fat”, kishte shkruar Dragos.

Ndërsa Angela ka treguar se është emocionuar nga surpriza dhe mendon se pas gjithë kësaj, ai e do shumë.

angela martini (7)

U zgjova kështu këtë mëngjes dhe wow, mendoj se ai më do”, shkroi modelja përkrah videos.

angela martini (5)

Para pak muajsh, u përfol se modelja ishte shtatzënë për herë të parë, por rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al