7 Maj, 2024

“A ke pasur njohje me Erjolën”? U aludua se moderatorja ka pëlqim për konkurrentin, Egla Ceno pyet Romeon: Duket e çuditshme/ Ja çfarë tha aktori


Moderatorja Erjola Doçi dhe Romeo Veshaj ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të aludimeve të banorëve të “BBV” se konkurrentja ka pëlqim për aktorin, ndonëse ky i fundit është në një romancë me Heidi Baçin.

Teksa të gjithë banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Egla Ceno ka analizuar deklaratën e Gracinao Taganit se Erjola ka pëlqim për Romeon, duke thënë që 3-shja punojnë në të njëjtën dhe histori e tyre asaj i duket shumë e çuditshme.

“Po të pyes Romeo, ke patur ndonjë njohje?” e pyeti Egla aktorin, I cili I hodhi poshtë këto aludime duke thënë që mes tij dhe Erjolës nuk ka pasur më shumë sesa një raport miqësor.

 

Pjesë nga biseda:

Egla: Tani Graciano punon në të njëjtin vend si ti dhe Erjola. Graciano ka ngritur një hipotezë shumë të rëndë, duke të thënë nëse e ke fiksim. Nga ana tjetër, ti Erjolës i kë duruar një gjë që për ty është shumë e rëndë (referuar këtu momentit kur Romeo e lagu me pije në gjoks). Dhe tani po të pyes sepse ti nuk më përgjigjesh, as Graciano nuk më përgjigjet. Historia duket shumë e çuditshme, ka diçka që nuk shkon. Po të pyes Romeo, ke patur ndonjë njohje?

Romeo: Je shumë intrigante.

Egla: Nuk jam intrigante. Unë dola në një deduksion, duke qenë se jeni tre njerëz që punoni në një vend. Pyeta në prezencë të të treve ju, jo mbas krahëve. Ke pas njohje jo the, shnet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al