14 Janar, 2023

Horoskopi 14 Janar 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju


Dashi
Disa pengesa në rrugën e realizimit të projekteve do ju dalin gjatë kësaj dite. Vërtet do ndiheni të pasigurt, por mirë është të ruani sa më shumë besimin. Nëse jeni në një lidhje do i qëndroni besnikë atij që keni në krah dhe për asnjë arsye nuk do e braktisni. Ju beqarët ka mundësi të përqendroheni aq shume tek puna saqë as nuk do ju shkojë nëpër mendje dashuria. Në punë përgatituni për vështirësi. Asgjë nuk ka për të qenë e lehtë sot, megjithatë asnjëherë nuk duhet ta lëshoni veten. Financat mund të përkeqësohen vetëm po kryet shpenzime të pamatura.

Demi
Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.

Binjakët
Jeta juaj do përballet me stuhi dhe furtuna të njëpasnjëshme sot. Mundohuni sa më parë t’i vini kapak së shkuarës sepse ajo do ju sjellë herë pas here probleme. Këshillat e të afërmve duhet t’i dëgjoni me kujdes. Nëse jeni në një lidhje do keni gjatë gjithë kohës debate dhe tension. Asnjëri prej jush nuk do hapë rrugë dhe marrëdhënia do destabilizohet. Ju beqarët duhet të ndryshoni rutinën e jetës dhe duhet të dilni sa më shumë. Vetëm ashtu do gjeni personin e përshtatshëm. Në punë ka mundësi t’iu propozohet një mundësi shumë e mirë të cilën nuk duhet ta humbni. Financat do mbeten të mira vetëm nëse shmangni shpenzimet e pallogaritura.

Gaforrja
Mërkuri do ju bëjë të mendoni gjëra të reja si ta përmirësoni të përditshmen. Mundet edhe të eksperimentoni sot. Nëse jeni në një lidhje partneri juaj do jetë dakord t’iu ndjekë ngado dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nuk do mungojnë as çastet e zjarrta pasionante për ju. Nëse jeni beqarë tani për tani situata sentimentale do jetë ende e qetë. Nuk ka ardhur koha e përshtatshme për të bërë ndryshime. Në punë ka rrezik që situata të jetë shumë e paqëndrueshme. Mundohuni të reflektoni dhe të përqendroheni sa më shumë tek gjërat thelbësore sepse përndryshe gjithçka do marrë tatëpjetën. Paratë për fat do mbeten të mira.

Luani
Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të keni reagime të forta gjatë kësaj dite sidomos në familje. Mundohuni të tregoheni më të moderuar nëse nuk doni probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të shtoni dozat e imagjinatës dhe të bëni gjëra të reja sepse rutina do bëhet mbytëse dhe destabilizuese. Ju beqarët do jeni të mbyllur dhe nuk do merrni as guximit të njiheni me disa persona që do ju ftojnë. Në punë yjet do ju bëjnë shumë më kreativë dhe me fat. Çdo gjë do ju realizohet fiks ashtu si e keni dashur. Me shpenzimet mos u tregoni të palogjikshëm sepse problemet do jenë të mëdha.

Virgjëresha
Kundërshtime në punë dhe situata të vështira për të zgjidhur do keni sot. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe besojini me shumë vetes. Nëse jeni në një lidhje kujdes me flirtimet me personat e tretë sepse edhe tradhtinë me shikime partneri nuk do ua falë. Mos shkatërroni gjithçka të bukur që keni ndërtuar për një dëshirë momentale. Nëse jeni beqarë do futeni në mendime dhe nuk do jeni të sigurt nëse doni apo jo të hidhni hapa. Në punë duhet të ndërmerrni iniciativa dhe te flisni edhe për problemet që do ju dalin me kolegët apo shefat. Çdo gjë e lënë pas dore do ndërlikohet edhe më shumë. Financat për fat do jenë më të mira dhe nuk do ju sjellin probleme disa investime që do bëni.

Peshorja
Mundohuni të organizoheni më mirë gjatë kësaj dite dhe të jeni të sigurt kur të hidhni hapa. Ju që jeni në një lidhje nuk do keni ditëm më të mirë të mundshme. Pasioni do zbehet dhe gjithçka do fillojë të duket e mërzitshme. Nuk do ndieni më emocionet e dikurshme. Venusi do jetë planeti dominues tek ju beqarët dhe do iu bëjë më joshës dhe flirtues. Nuk do humbisni asnjë mundësi që do iu jepet, por rezultatet do i shihni më vonë. Në punë do keni një vizon më të qartë të situatës dhe do e rimerrni veten. Edhe sektori i financave mund te fillojë të normalizohet nga pasditja.

Akrepi
Do keni disa pengje për të shkuarën sot, megjithatë do mundoheni t’i fshihni dhe do shfaqni humor të mirë. Lëreni pas të shkuarën. Nëse jeni në një lidhje partneri do ua bëjë çdo moment fantastik dhe do ju duket sikur jeni në qiellin e shtatë. Sytë do ju shkëlqejnë gjithë kohës. Ju beqarët do e adhuroni pavarësinë dhe nuk do ndiheni gati për të sakrifikuar lirinë. Do merrni ftesa nga disa persona të rrethit profesional, por nuk do i pranoni. Në punë nuk do keni besim të plotë tek vetja dhe nuk do arrini dot t’i realizoni objektivat. Gjendja e financave do jetë gjithë e më shumë delikate sepse do investoni pa marrë parasysh rrezikun.

Shigjetari
Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjërat. Shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka. Nëse jeni vetëm mos prisni të filloni menjëherë lidhje, por hidhni hapat një e nga një. Në punë do ecni para me ritme shumë të shpejta dhe do i habisni të gjithë. Paratë do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit parashikuar.

Bricjapi
Sot ka rrezik të keni disa vështirësi dhe probleme sidomos në marrëdhënien me të tjerët e me seksin e kundërt. Nëse keni një lidhje ka rrezik t’iu mungojë durimi dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Ka rrezik që pasdite të fillojnë problemet. Ju beqarët do e lini veten të lirë dhe papritur do shihni se dikush do ju afrohet goxha. Jepini atij mundësinë për t’u njohur. Në punë do keni disa vështirësi të vogla, por fale ideve origjinale dhe fale këmbënguljes do kaloni gjithçka. Për financat do keni një dhunti që do ua adhurojnë të gjithë. Do dini kur t’i vini fre vetes.

Ujori
Venusi dhe Neptuni do sjellin turbullira ne jetën tuaj sot. Nuk do i shihni gjërat me qartësi dhe ne disa momente atmosfera do ju duket mbytëse. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mos e acaroni partnerin për gjithçka sepse po u inatos ai mund të dalë nga vetja. As temat delikate mos i prekni. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet që do ju bëhen dhe do ja mbathni. Nëse në pune keni për të nënshkruar kontrata apo keni për të përmbyllur projekte, tregohuni shumë të kujdesshëm. Ka mundësi që t’iu dalin edhe të papritura. Shpenzimet kryeni gjithë kohës me kujdes dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

Peshqit
Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al