Operacion i SPAK, arrestohet ish-zyrtari i lartë i Policisë Erzen Breçani dhe 11 persona të tjerë

Nov 20, 2023 | 19:42
SHPËRNDAJE

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, Policia ka zhvilluar një operacion në Tiranë dhe mësohet se mes personave të arrestuar është dhe ish-zv.drejtori i Policisë Tiranë, Erzen Breçani.

erzen-brecani

Në pranga ka përfunduar dhe djali i tij i madh si dhe shefi i krimeve të komisariatit numër 6, D.Gjoni

Të prangosurit akuzohen për; “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal”, “trafik droge”, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “shpërdorim detyre” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Mësohet se Breçani për “përkrahje të autorit të krimit”.

Sipas News24, urdhër arrest është lëshuar edhe për Ervin Matën, i cili ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Pritet që të ketë një njoftim zyrtar mbi operacionin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura