“Nëse bota është në rrezik prej Kinës …”- Robert Berisha bën deklaratën nga karantina dhe tregon: Kam 10 ditë pa e parë vajzën

Mar 20, 2020 | 17:11
SHPËRNDAJE

Robert Berisha prej dy ditësh është futur në karantinë nga shteti kosovar. Vendimi për karantimin e këngëtarit erdhi menjëherë pas kthimit të tij nga SHBA.


Pasi u vendos në godinat e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, Berisha nëpërmjet rrjeteve sociale u ankuan për kushtet e higjienës ndërsa sot u shpreh se dhomat janë të pastra. Ndërsa bëri apel për gjetjen e një ambienti më të përshtashëm për të sëmurët.
“Kjo është dita e dytë. I lus të gjithë që kanë mundësi, është një vajzë me kancer dhe nuk ka mundësi të rrijë këtu, disa të moshuar që kanë bërë operacione në Stamboll nuk janë kushtet për këtu. Unë nuk e kam problem. Do rri këtu,”– tha ai për “Shqipëria Live”.
Roberti përsëriti edhe njëherë mendimin e tij ndaj kinezëve, duke thënë: “Nëse ka ardhur ky virus nga atje dhe e gjithë bota është në rrezik për shkak të kinezëve që hajnë atë ushqim atëherë nuk do kem kurrfarë simpatie për atë popull. Nuk do shkoja atje asnjëherë, as në Kinë dhe Rusi.”

Robert Berisha trego e ka 10 ditë që nuk e ka parë vajzën e tij Renee, e cila është izoluar së bashku me nënën e saj Norën. Ndërsa shtoi se nuk ka aspak frikë nga koronavirusi.
“Unë nuk kam frikë. Jam i vetmi prej të gjithëve që merrem me palestër prej 15 vitesh, ushqehem mirë, merrem me sport dhe jam pozitiv. Jam kundër postimeve sepse pleqt dhe fëmijët po traumatizohen. Duhet pasur kujdes me postimet. Duhet ti japim kurajo shqiptarëve dhe të mos kenë frikë. Me Rennee komunikojmë. Është izoluar në shtëpi me mamin e saj. Janë të shqetësuara për mua sepse erdha nga rruga. Kisha dëshirë të shkoja ti takoja dhe jo të mbyllesha këtu. Kam 10 ditë pa e parë. Nga familja ime janë të gjithë mirë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura