Ndahet nga jeta kreu i PKSH-së, Hysni Milloshi

Apr 25, 2012 | 9:43
SHPËRNDAJE
Hysni Milloshi

Është ndarë nga jeta në moshën 71- vjeçare kryetari i Partisë Komuniste Shqiptare Hysni Milloshi. Milloshi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në ambjentet e Senatoriumit këtu në kryeqytet.

Mësohet se Milloshi vuante nga sëmundja e Fibrozës Polmonare.

Hysni Milloshi ka qenë mjaft aktiv vitet e fundit, edhe në jetën politike, ku në zgjedhjet e fundit vendore ai kandidoi për kryetarë Bashkinë në Tiranë, përballë kandidatit të PD-së, Lulzim Basha, dhe kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Së fundi, Hysni Milloshi ka botuar dhe një libër dedikuar ish diktatorit, Enver Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura