“Mjekët më këshilluan paracetamolin”- Aktorja tregon gjendjen shëndetësore pasi rezultoi pozitive me koronavirus

Mar 20, 2020 | 15:22

Olga Kurylenko rezultoi pak kohë më parë me koronavirus. Por aktorja tani shprehet se ndihet më mirë dhe se ethet i janë larguar.

Bond Girl njoftoi lajmin me anë të një postimi  në rrjetet sociale ku publikoi edhe një foto duke mbajtur maskë në fytyrë.

“Përshendetje të gjithëve! Ndjehem më mirë sot. Ethet e mia janë larguar. Aktualisht jam në Londër. Si e kuptova që është koronavirus dhe jo grip? Bëra test dhe rezultova pozitive,”- shkroi ajo.

Aktorja luftoi me kornavirusin në shtëpi pasi mjekët i thanë se duhej të izolohej për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Ndërsa i këshilluan paracetamolin për të trajtuar virusin.

“Cilat janë ilaçet që mjekët më dhanë për trajtim. Asnjë.  Më thanë të pija paracetamol  nëse do kisha temperaturë të lartë dhe dhimbje të mëdha. Megjithatë unë marr vitamina, që sigurisht nuk e shërojnë koronavirusin por vetëm ndihmojnë sistemin imunitar të jetë më i fortë për ta luftuar,”- shtoi Olga.

 

© Panorama.al

Te lidhura