Luftëtari firmos për katër vite me një 18-vjeçar

Jun 23, 2018 | 13:15
SHPËRNDAJE

Strategjia e Luftëtarit vijon të jetë drejt “peshkimit“ të talenteve shqiptarë që luajnë brenda dhe jashtë vendit. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime në klubin gjirokastrit, se përpara nisjes së skuadrës drejt Sllovenisë, drejtuesit kanë firmosur kontratën e radhës me një talent.

Oshafi

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Aldrit Oshafi, që ka qenë pjesë e padiskutueshme e Kombëtares U-17 të Shqipërisë, si dhe së fundmi është grumbulluar nga U-19. I riu beratas, pas disa ditësh stërvitje me bluzinjtë, ka marrë OK-in e trajnerit Millosh Kostiç. Menjëherë presidenti Grigor Tavo ka nënshkruar për katër vite me mesfushorin që ka tipare sulmuese.

U 17

Oshafi ka debutuar në Kategorinë e Parë me Tomorin që dy sezone më parë, ndërsa kampionatin e fundit e ka mbyllur si pjesë e Besës së Kavajës. Luftëtari është në kërkim të një tjetër lojtari si Abazaj, me synim afirmimin dhe më pas shitjen. Oshafi mund të jetë zbulimi i radhës te gjirokastritët, pasi bëhet fjalë për një lojtar me të dhëna të shkëlqyera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura